NJË KLIKIM PËR TË DREJTËN
TIME TË MBLEDHJES

Ky aplikacion është krijuar si pjesë e zbatimit të projektit “Monitorimi i së Drejtës për t’u Mbledhur Paqësisht” i menaxhuar nga European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL). Projekti mundësohet nga International Center for Not-for-Profit Law (ICNL) përmes Civic Space Initiative.”

1

NJË KLIKIM
PËR TUBIM

2

E DREJTA IME
E TUBIMIT

3

TË ËSHTË SHKELUR
E DREJTA?

4

UDHËZUES
DHE PUBLIKIME

5

LEGJISLACIONI &
KONVENTAT

6

INSTITUCIONE
& OJF

7

MEDIA &
LAJME

8

EVENTE &
AKTIVITETE

NJË KLIKIM PËR TUBIM

Nisma “Një Klik nga e Drejta për t’u Mbledhur” zbatohet nga CRCA Shqipëri me mbështetje të European Center for non-for-profit Law.
Kjo nismë bazohet në të drejtën themelore të njeriut për t’u mbledhur në mënyrë paqësore sikundër dhe është përkufizuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Kartën Europiane për të Drejtat Themelore të Njeriut, Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut si edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

E DREJTA IME E TUBIMIT

Liria për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut, të ciln e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë individë dhe grupe individësh, organizata jo-qeveritare, dhe persona juridikë etj.Mbrojtja e lirisë për tu mbledhur në mënyrë paqësore është thelbësore për krijimin e një shoqërie tolerante dhe pluraliste në të cilën grupe me besime, praktika ose politika të ndryshme mund të ekzistojnë në mënyrë paqësore së bashku.

Liria e organizimit është e drejta për t’u organizuar me të tjerë për të formuar organe për të ndjekur objektiva të përbashkëta kolektivisht. Ajo përfshin specifikisht të drejtën për të formuar sindikatat për mbrojtjen e interesave të anëtarëve. Ashtu si dhe sindikatat, dy lloje organizimesh me rёndësi të veçantё janë partitё politike dhe organet fetare.

E drejta për tubim paqësor së bashku me lirinë për t’u organizuar dhe lirinë e shprehjes janë në themel të funksionimit të sistemeve demokratike.

Çfarë është e drejta e tubimit?

Legjislacioni Shqiptar e përkufizon “tubimim” si organizim i grumbullimeve, manifestimeve, mbledhjeve dhe parakalimet me karakter paqësor dhe pa armë, në të cilat një grup personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për probleme për të cilat janë të interesuar.

TË ËSHTË SHKELUR E DREJTA?

Të është shkelur e drejta?

Në vend ka një mori organizatash dhe institucione të pavarura, tek të cilat  mund të drejtoheni në rast se keni konstatuar shkelje të së drejtës tuaj për t’u mbledhur dhe organizuar.

Zyra për Mbrojtjen Ligjore Falas (FLA) e CRCA/ECPAT Shqipëri është zyra e parë ligjore e ngritur nga nje OJF për të mbrojtur të drejat dhe lirtë themelore të njeriut në vend.

Ju mund të kontaktoni me FLA në nr e TEL: +35542265741 e-mail: [email protected]

Avokati i Popullit

TEL: +35542 2380 300

e-mail: [email protected]

Guida rreth së Drejtës për tu mbledhur dhe organizuar paqësisht në Shipëri

Guida rreth së Drejtës për tu mbledhur dhe organizuar paqësisht hartohet për herë të parë si një ndihmë ndaj organizatave të shoqërisë civile, çdo grupimi rinor, studentëve, ekspertë të fushës, etj për të marrë infomacion rreth  ushtrimit të së drejtës për t’u mbledhur, organizimit të tubimeve paqësore, marshimeve, organizimit të aktiviteteve kulturore, artistike, etj në hapësirë publike. 

Duke lexuar këtë Guidë ju do të gjeni ndër të tjear informacion rreth

  • Përkufizimi i së drejtës për t’u organizuar dhe tubimet paqësore  
  • Parimet e së drejtës për t’u organizuar dhe liria e tubimeve paqëosre 
  • Kufizimet e Lirisë së tubimit 
  • Procedurat që duhen ndjekur 
  • Zbatimi i Legjislacionit për Lirinë së drejtës për t’u organizuar dhe zhvilluar tubime paqësore, përdorim I hapësirave publike në nivel lokal pr t’u mbeldhur etj; 
  • Rolet dhe funksioni I Policisë gjatë tubimeve 
  • Përgjegjësitë e Organizatoritt

Hartimi i Guidës u bë e mundur falë zbatimit të nismës “Një Klik nga e Drejta e Mbledhjes”, është pjesë e Projektit “Monitorimi i së Drejtës për t’u Mbledhur Paqësisht” i menaxhuar nga European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL). Projekti mundësohet nga International Center for Not-for-Profit Law (ICNL) përmes Civic Space Initiative.” 

INSTITUCIONE & OJF

POLICIA E SHTETIT

Detyrat:

  • Policia e Shtetit garanton dhe mbron të drejtën e çdo personi për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore dhe pa armë.
  • Në çdo rast, zbatimi i masave për ndalimin dhe shpërndarjen e një tubimi paqësor e pa armë bëhet në mënyrë të shkallëzuar.

NJËSITË E PUSHTETIT VENDOR

  • Në nivel vendor bashkitë hartojnë rregullore për përdorimin e hapësirave publike sipas legjslacionit.
  • Shefi i Komisariatit të Policisë njofton me shkrim drejtuesin e pushtetit vendor dhe prefektin për zhvillimin e tubimit.

EVENTE & AKTIVITETE